INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Christina Aguilera dhe talenti i saj i fshehur [ FOTO / VIDEO]

Christina Aguilera dhe talenti i saj i fshehur [ FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 19:09 16-05-2016

Kristina Aguilera ka patur shumë për të treguar gjatë minutave si e ftuar në emisionin e Ellen Degeneres.

Këngëtarja ka imituar koleget Katy Perry dhe Rihanna në këngët respektive“I kissed a girl” dhe “Work”. “Work work work work / unë vërtet i di fjalët la-la-la-la-la” ka kënduar Christina, imitimi impresionues i së cilës nuk vjen tërëisht si surprizë. Kujtojmë që imitime të tjera muzikore të Britney Spears, Shakira dhe Cher, këngëtarja ka bërë edhe më parë në programin “The Tonight Shoë” me Jimmy Fallon.   

Por përveç  lojërave me koleget, Christina ka folur edhe për fëmijët që duket se nuk do të ecin në gjurmët e së ëmës.

Ndërsa vajza Summer Rain sapo ka nisur të mësojë notin, Max po e frikëson mamanë me hobet e tij të çuditshme. “Që tani ai ka nisur të hidhet nga ndërtesa në ndërtesë, gati për të më dhënë ndonjë attack në zemër. Atij nuk i intereson nëse jam në “The Voice”, por nëse do të isha në ndonjë program me luftëtarët Ninja, me siguri do të vinte në punë me mua” ka treguar këngëtarja që mendon se i biri është personi i duhur për ta parë te” Cirku i diellit” një ditë.

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154