INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse Sanremo theu rekordin e dekadës këtë vit? [FOTO/VIDEO]

Pse Sanremo theu rekordin e dekadës këtë vit? [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 13:47 08-02-2017

Edicioni i 67 i festivalit të muzikës italiane ka nisur me një rekord audience, duke mbërthyer para ekranit të Rai-t më shumë se 11 milionë ndjekës, duke rikthyer pas 12 vitesh një numër kaq të lartë audience që në natën e parë të festivalit.

Zgjedhja e Carlo Contit dhe Maria De Filippit duket se ka qenë vendimi më i mirë që Rai ka marrë vitet e fundit përsa i përket drejtimit të Sanremo. Puna në skuadër, në një dakordësi mes Rai dhe Mediaset, ka treguar edhe njëherë që është çelësi i suksesit të një eventi kaq të rëndësishëm muzikor.

sanremo.png

Edhe pse në një gjendje jo të mirë shëndetësore, Maria De Filipi, ikona e Mediaset ka gjetur veten mjaft mirë pranë Contit, i cili prej 3 vitesh është i zoti i shtëpisë jo vetëm në moderimin, por edhe në drejtimin artistik të Sanremo.

Me një ritem të shpejtë, ndryshe nga vitet e tjera plot ndërhyrje e zgjatje kohore, këngët e natës së parë janë prezantuar njëra pas tjetrës duke sjellë në skenë emra si Al Bano, Giusy Ferreri, Eloisa , Samuel, Alessio Bernabei, Fiorella Mannoia, Lodovica Comello, Elodie Di Patrizi dhe këngëtari fierak Ermal Meta. Shqiptari i Sanremo-s u rikthye këtë vit në garë në kategorinë Big teksa ka siguruar falë votave të publikut italian vazhdimin e garës në netët e dueteve. Në fund të mbrëmjes janë publikuar edhe 3 këngëtaret më pak të votuar, që riskojne vijimin e garës: Giusy Ferreri, Ron dhe Clementino. Të tre artistet nuk do të këndojnë në netët e dueteve.

elemina.jpg

Si çdo vit në festival nuk kanë munguar as notat e humorit gërshetuar me situaten politike në vend. Maurizio Crozza ka thumbuar Renzin dhe Salvinin ndërsa u është drejtuar italianëve që të paguajnë taksat. Crozza nuk harroi të fliste edhe për moderatorët dhe për faktin që Conti do të superpaguhet për Sanremo-n ndërsa De Fillippi ka pranuar të punojë pa asnjë euro.

Drejtuesit e Rai-t kanë vendosur një bast publik me Contin duke kërkuar që çdo nate të ketë një share audience mbi 50%. Do t’ja dalin? Nisur nga nata e parë, slogani i këtij viti mbetet e vërteta e madhe “ Të gjithë duan Sanremo” .

 
Article Logic
Execution time: 0.003917932510376