INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse gënjeu dhe si reagoi kur Andi u deklarua për Tean?! Melisa përgjigjet TROÇ!

Pse gënjeu dhe si reagoi kur Andi u deklarua për Tean?! Melisa përgjigjet TROÇ!

Publikuar më: 12:35 06-05-2021

Melisa në emisionin “Roped with Olsi” është pyetur se si ndjehej kur Andi dilte me Tean dhe ata u panë çift nga publiku shqiptar. Ish konkurrentja ka folur troç dhe u shpreh se iu desh të shtirej në çdo veprim të sajin.

“E para iher, kur është deklaruar Andi, mbaruan xhirimet, e mbajta sa e mbajta veten…vjen Elvisi më thotë “Hajde ulu” se më pa ai, aty jam pajtuar me Locon unë. Rashë në tokë. Kur dolën çift pastaj, unë shikoja Fatmën, shikoja Elonën, i kisha bërë parapërgatitjet. I thoja shoqes time si të qesh? Kështu (qesh). Pavarësisht shakave, mendoj se mund të jem një ndër konkurrentet e “Përputhen” që është ofenduar më së shumti, për çdo lloj fjale të mundshme dhe mora guximin të them të vërtetën se thashë nuk kanë çfarë të të shajnë më shumë. Unë personalisht i kërkoj falje publikut sepse nuk kanë faj ato që gënjeva unë”, tha Melisa. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033969879150391