INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse fsheh akoma partnerin? Aurela Hoxha zbulon detaje nga lidhja e saj e dashurisë dhe periudhën e shtatzënisë!

Pse fsheh akoma partnerin? Aurela Hoxha zbulon detaje nga lidhja e saj e dashurisë dhe periudhën e shtatzënisë!

Publikuar më: 16:30 14-10-2021

Aurela Hoxha ka pak muaj që është bërë nënë për herë të parë.

Modelja e njohur ka qenë gjithmonë e mbyllur hermetikisht sa i përket jetës private dhe gjatë gjithë kohës shtatzëninë e kishte mbajtur të fshehtë.

Të fshehtë vazhdon ta mbaj edhe identitetin e partnerit të saj edhe pse tashmë janë bërë prindër.

Lidhur me arsyen pse nuk e publikon kurrë ajo ka folur në ‘’Natën me Aulonën’’.

“Ka respektuar shumë zgjedhjet e mia dhe unë jam shumë e lumtur për këtë. Nuk mendoj se ka çifte që nuk ka zënka e probleme, por është një njeri që rrallëherë ndodhë që të më nervozojë. Edhe nëse e bën di të më qetësojë, është njeri shumë i mirë edhe ajo që vlerësoj më shumë është shpirti dhe mënyra si më bën të ndihem. Fakti që unë ndihem e plotësuar me të mjaton!”- përfundoi Aurela duke thënë se nuk do të flasë shumë rreth partnerit.

 

Aurela ka folur edhe për ndryshimet gjatë shtatzënisë dhe kohën për t’i kthyer format e saj pas lindjes.

“Kam shtuar në peshë. Nuk e di sa sepse njerëzit që më shikonin thoshin “Nuk je”, por unë ndihesha e shëndoshë. Edhe mjeku thoshte se nuk kisha shtuar pak. Por, ky nuk ka qenë aspak një problem për mua, sepse kam dalë, kam qenë shumë OK me veten. Tani pasi u dobësova dhe shikoj rrobat e shtatzënisë, e kuptoj që paskam qenë goxha. Jo nga këto shtatzënitë që duket vetëm barku. Se unë shikoj shumë modele apo nëna të thjeshta që u shtohet vetëm barku, por jo. Unë mora goxha peshë. Dhe nuk i kam humbu menjëherë. Kur Alaron bëri 3 muaj unë fitova linjat e mia”- tregoi ajo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035028457641602