INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS e LSI pranë në fletën e votimit. Ja si renditet partitë në 18 qershor

PS e LSI pranë në fletën e votimit. Ja si renditet partitë në 18 qershor

Publikuar më: 12:07 08-05-2017

Partia socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të jenë ngjitur në fletën e votimit të zgjedhjeve të 18 qershorit. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, e që janë 15 të tilla. PS në listë do të jetë e fundit, pikërisht do të ketë numrin 15 në fletën e votimit. Ndërsa LSI pas hedhjes së shortit renditet e 14 në fletën e votimit. Ndërsa e para që do të jetë në fletën e votimit është pikërisht Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit.
Më poshtë renditja e subjekteve politike në fletën e votimit për zgjedhjet e 18 qershorit.
1. Fryma e Re Demokratike
2. Partia Demokracia Sociale
3. Aleanca Demokratike
4. Aleanca Popullore për Drejtësi
5. Partia Drejtësi Integrim dhe Unitete
6. Sfida për Shqipërinë
7. Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
8. Aleanca Arbënore Kombëtare
9. Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
10. Partia Kristian Demokrate
11. Partia Lista e Barabartë
12. Partia Socialdemokrate
13. Partia Komuniste
14. Lëvizja Socialiste për Integrim
15. Partia Socialiste e Shqipërisë

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889