INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha, Rama destabilizues i vendit e do shfarosim ata që helmojnë fëmijët me drogë…[VIDEO]

Publikuar më: 12:21 08-05-2017

Teksa të gjithë shqiptarët presin me kureshtje vijimin e negociatave mes Ramës dhe Bashës e zgjidhjen e situatës së vështirë politike në vend, kreu i opozitës ashpërson çdo ditë e më shumë gjuhën e komunikimit. Ai tha se të gjithë ata që mbështesin Ramën duke e mbajtur në pushtet duan ti bëjnë gropën vendit. Basha bëri dhe një analizë të qeverisjes së Ramës duke thënë se ajo është e dështuar dhe se vetëm katastrofa si krimi dhe droga apo dhe eksode masive të qytetarëve ka për rezultat. Ai shtoi se Rama destabilizon vendi.

"Ta mendojë mirë hapin tjetër që hedh. Jeni jashtë ligjit, jeni jashtë moralit, jashtë politikës dhe si të tillë do të trajtoheni nëse nuk tërhiqeni menjëherë. Votim monist më 18 qershor nuk do të ketë," tha Lulzim Basha.
Ndërsa preku me rradhë të gjithë sektorët e vendit ku sipas tij të gjithë janë zhytur në mjerim. Ai shtoi se kur të vijnë të djathtët në pushtet do të përmirësojnë dhe ulin taksat, do rritin pensionet, do ashpërsohen fort ligjet kundrejt kultivuesve të drogës dhe shërndarësve të saj.
“Mos helmoni fëmijët tanë se do t’ju shfarrosim. Do t’ju asgjesojmë,” iu drejtua kultivuesve të drogës Basha.
Ai iu drejtua dhe studentëve duke thënë se ligjin e arsimit të lartë do ta anulojnë sapo të vijnë në pushtet, pasi ai është i dështuar.
Deklaratat kreu i PD i mbajti në ditën e 80 të protestës.

Për më shumë ndiqni lajmin...

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656