INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta para Kuvendit/ Reagon OSBE: Dënojmë sërish nxitjen politike të dhunës

Protesta para Kuvendit/ Reagon OSBE: Dënojmë sërish nxitjen politike të dhunës

Publikuar më: 21:16 26-02-2019

Pas protestës së opozitës të zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë, protestë e cila u shoqëruar me incidente, ka reaguar OSBE. Me anë të një reagimi zyrtar OSBE bën thirrje për protestë paqësore duke deklaruar se dhuna nuk është zgjidhje.

REAGIMI: Dhuna nuk është përgjigjja për problemet e Shqipërisë. Ne e dënojmë sërish nxitjen politike të dhunës dhe bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi. Të protestuarit është një akt demokratik, por djegia e gomave, përdorimi i shashkave dhe çarja e kordonëve të policisë për të sulmuar një institucion publik, dhe veçanërisht zemrën e demokracisë, nuk janë të tillë. Po ashtu, e nxisim policinë të reagojë në mënyrë përpjestimore. Ne po e monitorojmë situatën me shqetësim. Përgëzojmë mediat për shërbimin e madh që po i bëjnë demokracisë përmes raportimeve të drejtpërdrejta.

Article Logic
Execution time: 0.0015990734100342