INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Albana Vokshi e Partisë Demokratike: Edi Rama, krimineli që helmon edhe fëmijët! [FOTO]

Albana Vokshi e Partisë Demokratike: Edi Rama, krimineli që helmon edhe fëmijët! [FOTO]

Publikuar më: 20:57 26-02-2019

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, me anë të një postimi në Facebook ka denoncuar se Kryeministri Edi Rama po helmon edhe fëmijët me gazin lotsjellës që hodhi disa herë Policia e Shtetit.

Postimi i plotë:

Edi Rama, Krimineli që helmon edhe fëmijët. Me urdhër të Edi Ramës sot është hedhur lëndë luftarake helmuese mbi qytetarët që po protestonin para parlamentit të Kriminalizuar.

Lënda helmuese ka bërë që nxënësit e shkollës profesionale ekonomike (ish-pedagogjike) të lënë mësimin e të dalin jashtë pasi u mbytën. Një skenë e tmerrshme, fëmijë qe s’marrin dot frymë që iknin në turma pa asnjë ndihmë.

Kjo një arsye më shumë, e mbi çdo arsye tjetër për të protestuar e për ta larguar një herë e mirë këtë Kriminel që helmon edhe fëmijët.

Article Logic
Execution time: 0.0039079189300537