INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon protesta/ Basha: ‘’Policia është kthyer në një bandë që ushtron dhunë, mosbindja civile do shtrihet nga jugu në veri’’

Përfundon protesta/ Basha: ‘’Policia është kthyer në një bandë që ushtron dhunë, mosbindja civile do shtrihet nga jugu në veri’’

Publikuar më: 21:21 26-02-2019

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur nga selia e PD para simpatizantëve pas mbylljes së protestës para Kuvendit, e cila u shoqërua me tensione dhe policia hodhi gaz lotsjellës disa herë ndaj protestuesve që tentuan të çajnë kordonin.

Basha u shpreh se opozita nuk do të njohë policinë që ushtroi dhunë ndaj qytetarëve dhe se mosbindja civile do shtrihet nga jugu në veri.

“I treguam Maduros së Ballkanit dhe mbarë botës se ky vend ka zot. Sot Edi Rama përdori dhunën e verbër ndaj qytetarëve që protestuan në paqe. Sot ne nuk kemi më Kuvend dhe nuk kemi më qeveri. Për fat të keq sot nuk kemi as polici, por një bandë. Sonte le ti çoj këtë mesazh se ne nuk e njohim më jo vetëm Kuvendin, por as Policinë e krimit dhe mosbindja civile do shtrihet nga jugu në veri”- tha Basha nga selia e PD.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038280487060547