INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta në Fier/ Përplasje e tensione, gjakoset polici [VIDEO]

Protesta në Fier/ Përplasje e tensione, gjakoset polici [VIDEO]

Publikuar më: 12:31 09-03-2019

Me tensione dhe përplasje është shoqëuar protesta e sotme në Fier. Gjate përplasjeve protestues-polici, një efektiv policie ka përfunduar i gjakosur dhe është marrë nga kolegët, për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë që një efektiv u lëndua nga protestuesit, policia ka bërë thirrje për shpërndarje të turmës, pasi tubimi është i paligjshëm.

Me pankarta në duar dhe thirrje ‘Rama ik’ në një moment situata mes protestuesve dhe policisë është tensionuar, ndërsa kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi akuzoi efektivët për provokim.

Rama ndodhet në Fier ku do të zhvillojë një takim në kuadër të turit “Bashkia që duam”, edhe ditën e djeshme po në Fier kryeministri u prit me protesta.

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322