INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA E STUDENTËVE/ Ilir Meta KTHEN në Kuvend ligjin për buxhetin 2019

PROTESTA E STUDENTËVE/ Ilir Meta KTHEN në Kuvend ligjin për buxhetin 2019

Publikuar më: 14:50 13-12-2018

Presidenti Ilir Meta ka reaguar, teksa studentet e universiteteve publike ne vend po protestojnë para Kuvendit.
Ilir Meta ka kthyer ligjin për buxhetin e 2019 sërish ne Kuvend për rishqyrtim.

Vendimi u morr duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend. Kjo lëvizje e Metës vjen si një mundësi për plotësimin e kërkesave që kanë studentët, e që lidhen direkt me buxhetin adresuar për ta.

Njoftimi i plotë:

Presidenti i Republikës Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij.

Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik.

Article Logic
Execution time: 0.0046238899230957