INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e PD-LSI, reagon ambasada e SHBA-së: Shmangni…

Protesta e PD-LSI, reagon ambasada e SHBA-së: Shmangni…

Publikuar më: 18:13 04-03-2019

Ditën e nesërme para Parlamentit do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës në të njëjtën kohë që betohen 4 nga deputetë e “opozitës së re” që po formësohet pasi Lulzim Basha dhe aleatët e tij vendosën të djegin mandatet.

Pritet që sikurse me protestat paraardhëse, ajo e nesërmja të shoqërohet me incidente, dhunë dhe përplasje me policinë, ndaj Ambasada Amerikane ka reaguar duke njoftuar qytetarët e saj që të shmangin kalimin përgjatë akseve ku do të zhvillohet tubimi opozitar.

“Demonstrata pritet të ndodhë kur Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet në seancë. Grupi demonstron kundër qeverisë. Kohëzgjatja e demonstratave është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës gjatë protestave të fundit. Shmangni pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Article Logic
Execution time: 0.0035738945007324