INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Qeveri besimi” Rama mbërrin në zyrën e Ilir Metës

“Qeveri besimi” Rama mbërrin në zyrën e Ilir Metës

Publikuar më: 09:35 05-04-2017

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në zyrën e Ilir Metës, dy ditë pas deklaratës së kryeparlamentarit për “qeveri besimi”. Ky është takimi i parë edhe pas darkës së 2 prillit, ky dy krerët e së majtës kanë darkuar për më shumë se 4 orë së bashku në praninë e Erion Veliajt dhe Petrit Vasilit. Ndërkohë takimi i ditës së sotme po mbahet në Kryesinë e Kuvendit.
Takimi vjen dhe një ditë pas reagimeve publike të kreut të opozitës por dhe Kryeminitrit Rama për dialog mes tyre për të zgjidhur krizën politike në vend. Edhe Idrizi është përfshirë në këtë çështje duke propozuar 7 pika për zgjidhjen e situatës politike në vend. Tashmë lëvizjet janë të shpeshta mes krerëve të partive politike në vend, ndërsa mbetet për tu parë se çfarë do të prodhojë takimi Rama Meta apo është thjesht rutinë i takimeve të së mërkurës përpara seancës plenare të ditës së enjte.

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602