INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e 16 Marsit, gjykata lë në burg 4 protestues opozitarë [EMRAT]

Protesta e 16 Marsit, gjykata lë në burg 4 protestues opozitarë [EMRAT]

Publikuar më: 17:23 19-03-2019

Katër protestues të opozitës, të cilët morën pjesë në tubimin e 16 marsit, që degjeneroi në dhunë e përplasje me policinë, janë lënë sot në burg nga gjykata.

Masa “arrest me burg” është dhënë për: Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Ermir Bruka dhe Pal Daija.

Ndërkohë organi i drejtësisë ka lënë të lirë 10 protestues të tjerë nën masën detyrim paraqitje.

Me detyrim paraqitje u lanë të lirë: Edison Tahiri, Klajdi Poci, Denaldo Buzi, Eduard Buzi, Elidjan Buzi, Florian Zeneli, Jeton Spahiu, Ali Bruci, Kevin Kastrati dhe Flamur Rrahja.

Ndërkohë 7 persona të tjerë vijon të jenë në kërkim nga policia si pjesëmarrës në protestë.

Një ditë pas protestës së 16 marsit policia procedoi penalisht 33 persona për dhunën e ushtruar në protestën para parlamentit të Shqipërisë, mes të cilëve edhe Sekretarin e Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, si organizatorin e protestës.

Article Logic
Execution time: 0.0016989707946777