INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prostitucion dhe kokainë, kush është ish-lojtari i Kombëtares që u arrestua në Durrës [FOTO]

Prostitucion dhe kokainë, kush është ish-lojtari i Kombëtares që u arrestua në Durrës [FOTO]

Publikuar më: 15:06 08-10-2017

Është zbuluar identiteti i ish-futbollistit të Kombëtares të arrestuar një ditë më parë në Durrës, i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe shpërndarje kokaine në qytetin bregdetar në zonën e plazhit.

Ai është 38-vjeçari Hektor Psatha, i njohur edhe si ‘Psatha i tmerrshëm’ për shkak të aktiviteti të jashtëligjshëm.

Psatha ka qenë lojtar i Teutës në futbollin në sallë, njëherësh edhe lojtar i kombëtares së Shqipërisë.

Arrestimi i tij vjen pas një hetimi 6-mujor ku ka rezultuar se ai përveç aktivitetit të drogës, merrej edhe me shfrytëzim të disa femrave për prostitucion, kundrejt shumës 50 euro.

Arrestimi i itj u bë në gjatë aksionit të policisë të koduar si ‘Postieri’ dhe u bë gjatë ditëlindjes së tij, ku edhe iu gjetë një sasi kokaine.

Policia raporton se Psatha për të fshehur aktivitetin e tij, punonte si fatorino në një linjë urbane të zonës së plazhit.

pastha.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023479461669922