INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pronat në Spille, PD: Drejtoresha e Hipotekës po prish provat

Pronat në Spille, PD: Drejtoresha e Hipotekës po prish provat

Publikuar më: 11:29 26-02-2018

Në një deklaratë për mediat Partia Demokratike denoncon se zyrtarë të lartë të administratës po bëjnë përpjekje për të prishur provat me pronat e grabitura të Spillesë.

Ndër të tjera PD i kërkon prokurorisë të vendosë para përgjegjësisë penale drejtoreshën e Hipotekës së Kavajës, “për presionin e paligjshëm ndaj punonjësve të Hipotekës me pasojë pengimin e drejtësisë”.

PD thotë se janë zyrtarë të Partisë Socialiste, konkretisht drejtoresha e hipotekës Matilda Peza, e cila sipas tyre “po u bën presion punonjësve të Hipotekës për të mbuluar aferat korruptive që janë bërë atje gjatë periudhës kur ky institucion drejtohej nga familja e saj, babai Aqif Peza, i dënuar me vendim gjykate për shpërdorim detyre dhe djali i tezes, Asim Arkaxhiu, aktualisht nën hetim për skandalin e Spillesë”.

“Punonjësit e Hipotekës, që denoncuan pranë Partisë Demokratike presionin e paligjshëm të eprores së tyre Matilda Peza, thanë se babai i saj Aqif Peza tani është avokat i djalit të tezes, Asim Arkaxhiu, ish – Rregjistrues i Kavajës, i përfshirë në skandalin e pronave të Spillesë. Partia Demokratike dënon presionin e drejtoreshës së Hipotekës së Kavajës për të prishur hetimet ndaj djalit të tezes se saj dhe për të mbuluar vendimet korruptive të babait të saj gjatë drejtimit të Hipotekës së Kavajës. Ky është një rast flagrant që dëshmon se tepsia e pushtetit jo vetëm nuk është çuar për skrap, por është bërë me e madhe për pushtetarët që vjedhin pasuritë e shqiptarëve”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Article Logic
Execution time: 0.003727912902832