INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria pushon hetimet për një nga akuzat e ngritura mbi Emilijano Shullazin

Prokuroria pushon hetimet për një nga akuzat e ngritura mbi Emilijano Shullazin

Publikuar më: 14:03 03-09-2019

Është pushuar nga Gjykata një nga çështjet që rëndon mbi Emiljano Shullazin. Bëhet fjalë për pastrimin e parave, akuzë që është pushuar si për Shullazin ashtu edhe për Ylvi Beqjan, i cili mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Prokuroria e Tiranës vijonte hetimet për Shullazin në lidhje me akuzën e pastrimit të parave por avokatët mbrojtës të çështjes kanë këmbëngulur se nuk ekzistojnë prova konkrete në lidhje me akuzat e pretenduara nga akuza. Pas muajsh të tërë që prej dhjetorit të vitit të kaluar prokuroria ka kërkuar pushim të hetimeve.

Grupi i Shullazit është dënuar me 55 vite burg në total nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda por vendimi u apelua. Emiljano Shullazi u shpall faktor për gjobëvënien ndaj biznesmenit Ylvi Beqja dhe Jani Zako, por shpëtoi nga akuzat për shkatërrim të pronës me eksploziv për dy raste dhe kanosjes së dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.

Article Logic
Execution time: 0.0040240287780762