INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA nuk ndalet kundra ‘fake news’, hapi i radhës i Pentagonit…

SHBA nuk ndalet kundra ‘fake news’, hapi i radhës i Pentagonit…

Publikuar më: 13:34 03-09-2019

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e marrin aspak lehtë kërcënimin që vjen nga e ashtuquajtura fenomeni i fake news.

Për të luftuar një çështje të tillë Pentagon i ka kërkuar Agjencisë së Mbrojtjes, strukturës së kërkimit që ndërtoi Internet të krijojë një software të veçantë.

Projekti i quajtur ndryshe Semantic Forensics lejon që të analizohen në çdo kohë 250.000 artikuj në mediat sociale duke i ballafaqur me 5000 elementë falsë.

Falë këtij sistemi lajmet e rreme( fake news) mund të eleminohen para se të publikohen.

Software do të kontrollojë edhe fotot, videot, audiot duke kërkuar një screening të kompletuar.

Projekti pritet të përfundojë brenda dy vitesh dhe mund të përdoret për zgjedhjet amerikane të vitit 2020.

Për më shumë ka shumë pak mundësi që pas skandalit të Russiagate, Kongresi të aprovojë një ligj që e bën operacionale mbrojtjen kundër lajmeve të rreme.

Një masë e tillë mund të perceptohej si një sulm ndaj legjitimitetit të presidentit.

Article Logic
Execution time: 0.0038070678710938