INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria në selinë e PD-së, në kërkim të...

Prokuroria në selinë e PD-së, në kërkim të...

Publikuar më: 10:03 15-05-2018

Oficerë të policisë gjyqësore janë paraqitur sot në selinë e Partisë Demokratike ku kanë marrë audio-përgjimet e vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj.

Ditën e djeshme, PD publikoi një audio-përgjim ku dëgjohej Agron Xhafaj, i cili fliste me trafikantë droge për trafikim të lëndëve narkotike.

PD deklaroi se Agron Xhafaj jo vetëm që e vijon trafikun e drogës, por e bën atë duke marrë garanci nga Policia e Shtetit, pasi ka vëlla ministrin e Brendshëm. Sipas selisë blu, vëllai i ministrit qëndron në krye të

një prej grupeve më të fuqishme të narkotrafikut në qytetin e Vlorës.

Pas publikimit të audios, Agron Xhafaj ka dorëzuar kallëzim penal ndaj tre zyrtarëve të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji.

Article Logic
Execution time: 0.0019028186798096