INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Projekti i ri po shkatërron vlerat historike të Durrësit [FOTO]

Projekti i ri po shkatërron vlerat historike të Durrësit [FOTO]

Publikuar më: 16:02 07-02-2017

Projekti Veleria në qëndër të Durrësit ka hapur shumë debate. Me dhjetra denoncime i janë adresuar Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimnisë Kulturore, ku theksohet qartë edhe me foto se në këtë zonë historike po dalin zbulime të reja që tregojnë lashtësinë e qytetit bregdetar, por që askush se vë ujin në zjarr dhe punimet projektin e ri po vijojnë.

Sipas ekspertëve të trashëgiminsë kulturore Durrësi po kthehet në një qytet muhaxhirësh nga muhaxhirët e kulturës në Shqipëri!
Po teksa gërmohet për të nisur projektin e ri nën Torrën Veneciane për ndërtimin e Velierës, kanë dalë asete të tjera të çmuara.
Nga fotot duket qartë se nga gërmimet është zbuluar një top mesjetar po kështu dhe nën rrënoja janë shfaqur muret të trashë, që konsiderohen antike, që nga koha e bizantit.

durrr11.jpg

Pra është e qartë se para syve të kujdo po përçudnohet jo vetëm peisazhi i Durrësit, por dhe vlerat e lashtësi të këtij qyteti.
Para këtyre denoncimeve nuk reagon askush nga zyrtarët e bashkisë apo dhe ata të Ministrisë së Kulturës, duke bërë që Durrësi të rrezikojë seriozit humbjen dhe zhdukjen e vlerave të rralla të trashëgimnisë kulturore.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030369758605957