INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Profili i veçantë i Papa Françeskut, nga roje klubi në adhurues tango

Profili i veçantë i Papa Françeskut, nga roje klubi në adhurues tango

Publikuar më: 11:22 07-05-2019

E gjithë vëmendja këto ditë është tek Papa Francesku i cili ka ndaluar për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Ati i Shenjtë është një nga personat më të dashur në botë, për mesazhet që përcon por edhe për natyrën e tij shumë moderne.

Ja cilat janë disa nga faktet që e bëjnë Papa Franceskun një personazh aspak të zakontë edhe për figurën që ai përfaqëson.

Emri i vërtetë i papa Françeskut është Horhe Mario Bergoljo. Ka lindur në Buenos Ajres më 17 dhjetor në vitin 1936

Flet rrjedhshëm gjuhën italiane, gjermane dhe spanjolle, ndërsa kupton gjuhën angleze, franceze dhe portugeze.

Papa Françesku adhuron tango.

Në rini ka punuar edhe si roje sigurimi në klube të natës në Buenos Ajres.

Ai e mban rekordin prej një milionë ndjekës në Instagram të grumbulluar në kohën më të shkurtër.

Ai nuk mban këpucë të kuqe, të disenjuara për të, siç kanë bërë paraardhësit e tij, por i ka të zakonta të zeza, të cilat i ka marrë në Argjentinë.

Article Logic
Execution time: 0.003558874130249