INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Papa Françesku përulet para përmendores së Shën Terezës, flet edhe për shqiptarët [VIDEO]

Papa Françesku përulet para përmendores së Shën Terezës, flet edhe për shqiptarët [VIDEO]

Publikuar më: 14:34 07-05-2019

Në fjalimin e tij të parë gjatë vizitës në Maqedonisë Veriore, Papa Françesku inkurajoi që vendi të jetë një etalon i paqes , pranimit dhe integrimit të frytshëm midis kulturave, feve dhe popujve. Ati I Shenjtë vlerësoi bashkëjetesën fetare por edhe atë etnike mes shqiptarëve maqedonasve, serbëve dhe kroatëve .

“Përkatësitë e ndryshme fetare dhe etnike, mes maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, kroatëve dhe të tjerëve, ka krijuar një mozaik të bukur, e i cili do të zbukurohet edhe më tej nëse do të dini që ta bartni këtë mozaik edhe në gjeneratat e reja”

Pas takimit me kreun e shtetit në largim Ivanov Papa Françesku ka vazhduar vizitën e tij në Shtëpinë Muze të Nënës Terezë, ku është përkulur para përmendores së shenjtores .

“ E ndjekur nga dashuria për zotin, ajo e shndërroi dashurinë për të tjerët në ligjin më të lartë të jetës së saj duke i shërbyer në devotshmëri të braktisurve dhe njerëzve të varfër.”

Në fokus të kësaj vizite tre ditore, ku Ati i Shenjtë ishte fillimisht në Bullgari dhe më pas edhe në Maqedoni, kanë qenë edhe emigrantët, për të cilët ai ka kërkuar solidaritet.

Mesha e drejtuar nga papa u ndoq nga rreth 15 mijë persona të ardhur në Shkup, jo vetëm nga Maqedonia e Veriut, por edhe nga vende të tjera përreth.

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432