INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjike/ 16 vjeçarja i jep fund jetës, kërcënohej nga adoleshenti se do i publikonte video të turpshme [EMRAT]

Tragjike/ 16 vjeçarja i jep fund jetës, kërcënohej nga adoleshenti se do i publikonte video të turpshme [EMRAT]

Publikuar më: 13:27 07-05-2019

Një 16 vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj pasi kërcënohej nga një adoleshent për publikimin e një video. 16 vjeçarja, Adela Çaçi e cila është përcjellë sot për në banesën e fundit, dy ditë më parë i dha fund jetës duke u vetëhelmuar me fotoksinë.

Çaci ishte nxënëse në shkollën e mesme profesionale të qytetit të Beratit,në vitin e parë. Edhe kërcënuesi i saj, 17 vjeçari David Kovaçi, tashmë i arrestuar nga policia ishte nxënës në të njëjtën shkollë me vajzën.

Për familjarët dhe të afërmit e Adelës lajmi për vetëhelmimin e saj ishte tronditës dhe krejt i papritur pasi askush nuk e kishte kuptuar gjendjen depresive të vajzës dhe askush nuk dinte se ajo kërcënohej nga një djalë.

Gjithashtu dhe drejtori i shkollës së mesme profesionale në Berat, Ferik Koçi, shprehet se nxënësja nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni dhe shqetësimi tek mësuesit dhe psikologët e shkollës. Në lidhje me kërcënimet që i vinin çdo ditë nga 17-vjeçari David Kovaçi, drejtori i shkollës pohon se ai dhe mësuesit nuk kanë qenë në dijeni dhe sepse vajza nuk ishte në të njëjtën klasë me djalin. Sipas tij njohja mes tyre mendohet të ketë ndodhur gjatë aktiviteteve jashtëshkollore, ku të dy merrnin pjesë, shkruan Top Channel.

Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, nëpërmjet një komunikatë për shtyp njoftuan edhe arrestimin e 17-vjeçarit David Kovaçi, që sipas policisë e kishte përndjekur prej disa ditësh vajzën me mesazhe telefonike kërcënuese. Kovaçi do të përballet tashmë me akuzën e “Përndjekjes” në  Gjykatën e të Miturve.

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771