INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prodhim dhe shitje kokaine në Berat, 3 persona në pranga

Prodhim dhe shitje kokaine në Berat, 3 persona në pranga

Publikuar më: 09:26 12-09-2018

Tashmë në vendin tonë po prodhohen edhe lëndët narkotike të rënda, si kokaina. Me këtë akuzë në Berat kanë përfunduar në pranga 3 persona. Ndërkohë uniformat blu të këtij qyteti thonë se tre personat u arrestuan në Berat me akuzën e prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike dhe moskallëzim krimi. Mësohet se në prangat e Policisë kanë përfunduar shtetasit Klodian Papa 35 vjeç, Toli Vodica 31 vjeç dhe Radet Paja 33 vjeç të tre banues në Berat.
Njoftimi i Policisë:
“Arrestimi i tyre u bë pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, në vendin e quajtur “Ura e Velabishtit”, shtetasve Klodian Papa dhe Toli Vodica i'u gjetën një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Ndërsa Refat Paja u arrestua për veprën penale "Moskallëzim krimi". Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 , "Moskallëzim krimi", parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal”.

Article Logic
Execution time: 0.0034728050231934