INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet një laborator i klanit të “El Chapo”, gjenden 50 ton drogë sintetike

Zbulohet një laborator i klanit të “El Chapo”, gjenden 50 ton drogë sintetike

Publikuar më: 12:17 18-08-2018

Autoritetet meksikane kanë shkatërruar një laborator të madh nëntokësor narkotikësh në shtetin verior Sinaloa, duke sekuestruar 50 ton drogë sintetike, metamfetaminë.

Sinaloa është selia e kartelit të fuqishëm të drejtuar nga Joaquin “El Chapo” Guzman, i cili po përballet me gjyqin në Shtetet e Bashkuara.

Në një deklaratë të marinës meksikane thuhet se bastisja u zhvillua të enjten në malet pranë qytetit të Alcoyonqui, në lindje të kryeqytetit shtetëror të Culiacan. Përveç laboratorit, marinsat gjetën dy zona magazinimi nëntokësore.

“U gjetën rreth 50 ton drogë të përpunuara, të ngurta dhe të lëngshme Crystal, të ruajtura në kontejnerë dhe fuçi me kapacitete të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Marinës.

Materialet dhe kimikatet u dogjën në vendngjarje për shkak të terrenit të vështirë për transport, por asnjë nuk u arrestua.

Meksika është një furnizues i madh i metamfetaminës në Shtetet e Bashkuara dhe është burimi kryesor i heroines.

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557