INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sean Penn takon në fshehtësi mbretin e arratisur të drogës

Sean Penn takon në fshehtësi mbretin e arratisur të drogës

Publikuar më: 16:02 10-01-2016

El Chapo ishte një nga njerëzit më të kërkuar në botë dhe Sean Penn e dinte mjaft mirë vendodhjen e tij.

Në një intervistë të gjatë me “Mbretin e Drogës”, aktori e kuptoi qartë fuqinë e tij. Intervista që Penn bëri për revistën “Rolling Stone”, ishte një mision sekret për të gjetur të arratisurin në një xhungël të Meksikës. Penn fluturoi me avion nga Los Anxhelos në Meksikë, u takua me të birin e tij dhe udhëtoi sërish, në një vend të thellë të xhunglës ku gjeti El Chapo-n.

Gjatë intervistë, Penn ishte i rrethuar nga më shumë se 100 trupa policie. Chapo pohoi se ai ishte furnizuesi numër një në botë porsa i përket kokainës, metamfetaminës dhe marihuanës, duke e bërë kështu të fitonte biliona dollarë.

Në fund të intervistës, Penn pohoi se Chapo kishte marrë shumë ftesa në Hollywood për të treguar historinë e jetës së tij dhe në fund shtoi se ishte tepër karizmatik. 

Article Logic
Execution time: 0.019551038742065