INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Proçesi i varfërisë në ADN-në tonë

Proçesi i varfërisë në ADN-në tonë

Publikuar më: 12:35 11-04-2019

Shkencëtarët kanë vërtetuar se varfëria mund të lërë gjurmë të përhershme në ADN-në tonë.

Studimet për ndikimin e ndjeshëm që mund të ketë niveli social-ekonomik mbi shëndetin e njeriut dhe sëmundjet e tij janë të shumta, ndërsa pabarazia sociale përbën një element stresi për njerëzit.

Rritja e rrezikut për sëmundjet e zemrës, diabetit dhe shumëllojshmërive të tumorit dhe sëmundjeve infektive vjen edhe si pasojë e mungesës së edukimit dhe prej të ardhurave të e ulëta. Proçeset fiziologjike që kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjeve të tilla, si inflamacioni kronik, rezistenca ndaj insulinës dhe rregullimin e harmonit të stresit lidhen me statusin socio-ekonomik.

Provat që gjetën shkencëtarët e Universitetit “Northwestern” në SHBA, tregojnë se varfëria mund te rrënjoset në të gjithë skajet e genomit dhe se në disa zona të ADN-së.

Pra varfëria ndikon në mënyrë të veçantë te shtimi i molekulave specifike në genome, të cilat kanë funksionin e rregullimit të shprehjes së geneve në një proçes të quajtur “metilacioni i ADN-së”.

Studimi do të përdoret për të përcaktuar më qartë pasojat e këtij procesi mbi shëndetin.

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773