INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekreti i bukurisë zbërthehet brenda ADN-së

Sekreti i bukurisë zbërthehet brenda ADN-së

Publikuar më: 11:34 05-04-2019

E dini sekreti i bukurisë është i mbyllur, i fshehur brenda ADN-së sonë dhe mund të deshifrohet, të zbërthet për të kuptuar më shumë rreth këtij fenomeni.

Një grup shkencëtarët amerikanë nga Universiteti i Wisconsin kanë identifikuar disa gjene që lidhen me shkallën e tërheqjes kur sheh një fytyrë të bukur.

Sipas studimit kodi gjenetik përgjegjës për bukurinë dhe pamjen tërheqëse është seksi specifik dhe që merr funksione të ndryshme tek individët meshkuj dhe tek individët femra.

Shkencëtarët analizuan gjenomën e rreth 4383 personave.

Kërkimi u bazua në të dhënat e njerëzve që ishin me origjinë europiane. Fotot e këtyre personave, pjesa e fytyrës iu tregua një tjetër grupi personash të ilët duhet të vlerësonin nivelin e bukurisë dhe sa tërheqës ishte secili prej individëve që shihnin. Të dhënat gjenetike u krahasuan me rezultatin e përgjithshëm të bukurisë të shënuar nga secili.

Në këtë mënyrë u identifikuan disa sekuenca gjenetike të lidhura me bukurinë e fytyrës së një mashkulli dhe fytyrës së një vajze që janë të dallueshme dhe me funksione të ndryshme në të dy gjinitë. Siç ndodh për shumicën e patologjive komplekse që kanë faktorë gjenetikë të predispozuar, pesha e çdo gjeni të vetëm të identifikuar gjendet në vetvete (me pak fjalë, nuk ka një gjen mjeshtër të bukurisë).

Vetëm nëse merren së bashku, "gjenet e bukurisë" tregojnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e nivelit të tërheqjes së një fytyre. Hapi i ardhshëm do të jetë përsëritja e eksperimentit në një mostër më të madhe të individëve gjithashtu të origjinave të ndryshme, prandaj jo vetëm tek evropianët me lëkurë të bardhë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037908554077148