INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Prisni dhe dy-tre ditë dhe do të dëgjoni’, Tahiri shfaqet i kënaqur. Prova të reja!

‘Prisni dhe dy-tre ditë dhe do të dëgjoni’, Tahiri shfaqet i kënaqur. Prova të reja!

Publikuar më: 13:18 29-10-2018

Pritja njëvjeçare në heshtje i ka shërbyer shumë ish Ministrit Saimir Tahiri. Në mesditë Tahiri i është drejtuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku thotë se ka dorëzuar prova të reja për çështjen e tij. Saimir Tahiri e quajti atë si provë deçizive, për çështjen e tij, ndërsa kërkoi nga media që të presë edhe pak ditë për ta zbardhur atë.

Saimir Tahiri:
“Paraqita diçka që ka rëndësi deçizive për procesin. Do flas pas dy tre ditësh konkretisht. Dorëzova një provë që quhet deçizive. Prisni dy tre ditë do e dëgjoni
Por a ka frikë se do merret i pandehur?
Saimir Tahiri:
“Nuk kam frikë. Kërkoj mirëkuptimin tuaj. Kam mbi një vit që dëgjoj pafundësisht dhe kam heshtur prisni dhe dy tre ditë”.
Në mes të kësaj jave Saimir Tahiri ka lajmëruar një konferencë për mediat, e cila në fakt është shtyrë pasi ishte parashikuar të jepej ditën e shtunë. Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tahiri shoqërohej edhe nga avokati i tij, Maks Haxhia

Article Logic
Execution time: 0.0032958984375