INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedi në Patos. Bie në pus, mbytet fëmija katër vjeç

Tragjedi në Patos. Bie në pus, mbytet fëmija katër vjeç

Publikuar më: 14:39 29-10-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Patos, ku një djalë 4 vjeç ka rënë aksidentalisht në pus duke humbur jetën. Policia njofton se rreth orës 10:20, fëmija me iniciale F.K, i cili dyshohet se ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë është rrëzuar në pusin që shërbente për furnizimin me ujë të familjes. Ngjarja ndodhi në fshatin Ruzhdie, Fier. Pusi ku u rrëzua djali ishte 10 metra i thellë. Kanë qenë forcat e zjarrfikëses ato që kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të fëmijës.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273