INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prishi shoqërinë me Sabianin? Flet për herë të parë Ilir Shaqiri, tregon si i harxhoi lekët e BIG BROTHER

Prishi shoqërinë me Sabianin? Flet për herë të parë Ilir Shaqiri, tregon si i harxhoi lekët e BIG BROTHER

Publikuar më: 10:32 16-05-2022

Balerini, Ilir Shaqiri ka folur për herë të parë pas thashethemeve se miqësia mes tij dhe Sabianit është krisur. Ai nuk e pohoi këtê, por as nuk e mohoi. 'Iliri tha në një intervistë se e vlerëson shumë miqësinë me Sabianin dhe nuk shqetësohet nga komentet.

Pse u prish marrëdhënia me Sabianin?

"Mendoj që ne të dy i kemi dhënë shumë njëri-tjetrit, si brenda, edhe jashtë shtëpisë. Kur dikush bën për mua, di t’ia vlerësoj dhe ta rikëmbej pa ma kërkuar askush. Rëndësi ka kur miqtë dinë çfarë bëjnë dhe flasin në situata të ndryshme, për më tepër kur jemi në qendër të vëmendjes dhe para syve të publikut.

Gjithsesi, mendoj që Sabiani është njëri nga ata që, nëse më ka qëndruar më afër një herë, i kam treguar që di ta vlerësoj dhjetë herë, si me fjalë, ashtu dhe me vepra. Pastaj, fjalët e tepërta janë fukarallëk dhe komentet e lagjes tek unë s’kanë asnjë efekt".

Shaqiri ka dhënë së fundmi një intervistë ku është shprehur se gjysma e çmimit është dhënë për bamirësi. Ndërsa pjesa tjetër është ndarë mes bashkëshortes së tij, prindërve, vëllait dhe Sabianit.

Ku përfunduan paratë që fitoi nga çmimi i madh i BB VIP? 

“S’ka mbetur gjë më për investime, sepse gjysma e çmimit u dha për bamirësi, pa asnjë influencim ose detyrim dhe shumë shpejt do merrni lajmin sa gjë e bukur po bëhet. Këtë dhuratë e kisha shkruar vetë në formularin e BBV që kur isha në izolim në hotel, para se të fillonte programi. Gjëja më e bukur pas një eksperience të tillë është të falënderosh njerëzit që kisha dhe ndjeja pranë meje, prandaj përveç miqësisë, respektit, një pjesë ua dhurova Emanuelës dhe prindërve të mi për gjithë sakrificat e tyre, një pjesë i është dhuruar Sabianit për miqësinë e krijuar në shtëpi dhe për faktin që doja ta kisha me vete në finale dhe, sigurisht, një pjesë i është destinuar vëllait tim Olti, që s’e ka marrë akoma. Për veten, jam i kënaqur dhe më mjafton emri i fituesit. U jam mirënjohës të gjithë njerëzve që më përkrahën. Unë nuk hyra për para në BBV dhe jam shumë mirë kështu”, ka treguar balerini i njohur për “Revista Class”.

Article Logic
Execution time: 0.0033237934112549