INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dafina Zeqiri ka një problem shëndetësor që e shqetëson kudo që shkon…

Dafina Zeqiri ka një problem shëndetësor që e shqetëson kudo që shkon…

Publikuar më: 21:29 12-05-2022

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike. Këngëtarja nuk ka pasur të ndalur edhe me shumë projekte të reja solo dhe bashkëpunime. Kujtojmë se para pak ditësh, Dafina ka publikuar këngën më të re, një bashkëpunim me reperin e njohur Elinel. Kënga e re e titulluar “Faj” është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe ka kaluar disa milionë klikime në YouTube.

Para disa kohësh, Dafi i është nënshtruar një operimi në gjurin e saj të djathtë, për shkak të lëndimit prej kohësh të ligamentit të përparmë. Disa javë pas operacionit ajo mori kujdesin e duhur me injeksionet e nevojshme për rikuperim. Por duket se këngëtarja akoma vuan të njëjtin problem shëndetësor. Me anë të një postimi në Instastory ajo i ka shqetësuar fansat, pasi ka postuar një foto, ku duket një qese me akull mbi gjurin e saj dhe shkruan:

Trajtim special kudo që shkon kur ke gjurin e dëmtuar.

 

 
Article Logic
Execution time: 0.0035600662231445