Prishtina Calling! Java e 22 – 29 Prill do e kthejë kryeqytetin kosovar në një sallë të madhe kinemaje ku do shfaqen mbi 70 premiera të filmave të rinj dhe atyre kult. Prishtina International Film Festival do të çelë siparin e saj pikërisht këtë të premte, ndaj përveç ceremonisë gala të hapjes, e gjithë java do të jetë e mbushur me programe, workshope, seminare dhe takime me ekspertë të fushës. Të gjitha këtyre i shtohen edhe festat e shumta çdo natë në vendet më cool të qytetit. Nëse jeni të dashuruar pas filmit, gjatë javës që vjen, Prishtina is the place to be!
Datat: 22-29 Prill
Vendodhja: Prishtinë