INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prezantohet versioni final, indinjohen fansat, 'Ka humbur fuqia'! [FOTO+VIDEO]

Prezantohet versioni final, indinjohen fansat, 'Ka humbur fuqia'! [FOTO+VIDEO]

Publikuar më: 19:28 16-03-2018

Ka marrë fundja pritja e gjatë për të dëgjuar versionin final të këngës që do të na përfaqësoj në Eurovision. Këngëtari Eugent Bushpepa ka prezantuar në faqen e tij versionin final të 'Mall'.

Kënga ka pësuar disa ndryshime, në minutazh por edhe në ritmin e saj. Të befasuar kanë mbetur shumë ndjekës pasi nuk është realizuar një videoklip, por është riprezantuar klipi i festivalit kur këngët garonin në muajin dhjetor.

Më shumë se sa mungesa e një klipi ajo që duket nga komentet, të paktën nga ato në faqen e këngëtarit, është një zhgënjim për versionin final. Shumë ndjekës thonë se kënga ka humbur fuqinë që kishte në versionin e Festivalit, është hequr momenti kulminant dhe se tashmë kënga është bërë monotone.

Ndërsa në kanalin e Youtube të Eurovision shumë vlerësojnë faktin që më në fund këndohet në shqip ndërsa as aty nuk mungojnë komentet rreth faktit që përpunimi i ri nuk i duket aq dinamik.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar pse këtë vit nuk u xhirua një klip zyrtar ndërsa urojmë që përtej komenteve në rrjetet sociale kënga jonë të votohet dhe Eugenti të shkëlqej në skenë.

Janë të shumtat rastet kur performancat e mrekullueshme Live marrin vëmendjen e ndjekësve evropian duke bërë që të votohet sa më shumë. Urojmë të ndodh edhe me Eugentin! /INTVwetyuiop.jpgcollage.jpgajo_qe_duhet.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039489269256592