INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti i Komisionit Europian, Junker: ''Zgjedhjet duhet të mbahen në 30 qershor'', Rama e falenderon

Presidenti i Komisionit Europian, Junker: ''Zgjedhjet duhet të mbahen në 30 qershor'', Rama e falenderon

Publikuar më: 20:42 11-06-2019

Presidenti i KE Jean- Claude Juncker në një deklarate të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama tha se zgjedhjet e 30 qershorit në vendin tonë duhet të mbahen.

Junker ka shtuar se është në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë.

“Të gjitha partitë politike në Shqipëri duhet të angazhohen. Shqipëria tashmë është gati për hapin e radhës. Shqiptarët duhet që të votojnë , pasi kjo është një e drejtë qytetare. Jam në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë sa më shpejt, në verë apo në fillim të vjeshtës”, tha Junker.

Ndërkohë kryeministri Rama në lidhje me këtë deklaratë ka preferuar që të mos komentojë vendimin e presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve dhe ka falënderuar komisionarin Junker për mendimin e tij mbi zhvillimin e zgjedhjeve:

“Ka ardhur koha që të bëjnë atë që ne presim, të na ndezin dritën e gjelbërt për bisedimet. Nuk është fundi por një kapitull i ri që do të kërkojë shumë përpjekje, do kërkojë kohë dhe durim. Ne nuk e bëjmë këtë se na u kërkua nga Brukseli por për të mirën e vendit tonë, për të mirën e fëmijëve tanë. Për të mirën e një vizioni të përbashkët se si duhet të jetë Shqipëria e brezave të ardhshëm.

Ne kemi besim në miqësinë dhe mbështetjen tuaj. Deri në momentin që vendimi do merret të gjithë do jenë aty për t’ju dhënë shqiptarëve as më pak dhe as më shumë se sa meritojnë. Ju falenderoj edhe për qëndrimin që mbajtët në lidhje me situatën tonë të brendshme që zgjedhjet duhet të zhvillohen në kohë dhe nga askush nuk duhet të pengohen”,- tha Rama, duke iu drejtuar Junkerit.

Juncker-e-Rama-Albania.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033140182495117