INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha njofton krijimin e “Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë”: ‘Ndryshojmë njëherë e mirë sistemin’

Basha njofton krijimin e “Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë”: ‘Ndryshojmë njëherë e mirë sistemin’

Publikuar më: 20:32 11-06-2019

Basha njofton krijimin e “Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë”: ‘Ndryshojmë njëherë e mirë sistemin’’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një mbledhje të organizuar në ditën e sotme në prani të kryesisë ka njoftuar vendimin e ri dhe planin e mëtejshëm për ‘’shpëtimin e vendit nga sistemi autokratik-kriminel i instaluar nga Edi Rama”.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike pas një diskutimi të gjatë ka vendosur krijimin e ”Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë’”.

Sipas Bashës, kjo aleancë “synon të bëjë bashkë opozitën me elitën e shoqërisë, njerëzit e paangazhuar dhe rininë për t’i dhënë fund tranzicionit nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndryshimit të sistemit të kalbur nga korrupsioni dhe kriminalizimi i tij.”

Aleanca do të jetë aktive në të 61 bashkitë e vendit dhe sipas kryedemokratit, kjo nisëm do të vlejë për të ndryshuar njëherë e mirë të gjithë sistemin zgjedhor dhe nuk do të përdoret vetëm për ardhjen në pushtet.

Disa detyra të “Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë” paraqiten si më poshtë:

KËSHILLI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE

VENDOSI:

1.Formimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel kombëtar dhe në nivel lokal, si një bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend, si dhe do të angazhohet për marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

2. Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisëdo të angazhohet gjithashtu, që, përmes një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar, tëhartojë njëplatformë të ndryshimeve të thella politike, kushtetuese dhe zgjedhorepër t’i dhënë fund, përgjithmonë, modelit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, që përqendroi të gjitha pushtetin dhe pasuritë e vendit në një grusht pushtetarësh të korruptuar, oligarkësh grabitqarë dhe bandash mafioze, me qëllim që të vendosë standardet europiane të demokracisë, shtetit të së drejtës, lirive ekonomike e mundësive për të gjithë dhe mbështetjes sociale për shtresat në nevojë.

3. Degët e Partisë Demokratike në bashkëpunim me partitë e tjera të Opozitës së Bashkuar, janë përgjegjëse që, brenda datës 15 Qershor 2019, të formojnë Aleancat Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel lokal, në 61 bashkitë e vendit. Ato duhet të fillojnë menjëherë procesin e ndërgjegjësimit të qytetarëve për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend,si dhe planin e masave që duhet të ndërmerren nё terren për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

4.Degët e Partisë Demokratike të fillojnë menjëherë procesin e kontaktimit të intelektualëve, pedagogëve, studentëve, shoqërisë civile, sipërmarrjes dhe faktorëve të tjerë ekonomiko-socialë në zonat e tyre, për t’i ftuar që të bëhen pjesë e Aleancës në nivel bashkiak.

5. Ngarkohet Kryetari i Partisë dhe Sekretari i Përgjithshëm që të ndjekë zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037581920623779