INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti i Juventusi-t fiton

Presidenti i Juventusi-t fiton "betejën", hidhet poshtë plani miliona euro i kreut të FIFA

Publikuar më: 15:32 27-10-2018

Para 1 jave u diskutua plani i ri i presidentit të FIFA për të zhvilluar në Qershor, Botërorin e Klubeve. Një kompeticion, i cili kishte përfitime shumë të mëdha ekonomike, por UEFA dhe Shoqata Europiane e Klubeve, me në krye presidentin e Juventusi-t, Andrea Agnelli e kanë refuzuar idenë.

Ata mendojnë se ky projekt i kreut të FIFA-s do të sillte sforcim të tepërt për lojtarët. Një shoqatë ka ofruar 25 milairdë për menaxhimin e projektit dhe tashmë Gianni Infantino duhet të presi muajin Mars, ku plani do prezantohet sërish përpara Këshillit Administrativ dhe ndoshta ata mund të mendohen dy herë për përfitimet e mëdha financiare që mund të sjellë ky projekt.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031440258026123