INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Duka konfirmon Panuccin: Një humbje nuk është tragjedi

Presidenti Duka konfirmon Panuccin: Një humbje nuk është tragjedi

Publikuar më: 14:54 12-09-2018

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka rikonfirmuar në stolin kuqezi Christian Panucci. Përmes faqes së vet në Facebook, Duka ka nënvizuar: “Sapo kemi nisur një turne të ri dhe kemi luajtur dy ndeshjet e para.

Kemi marrë tri pikë dhe pësuam humbjen e parë të hënën në mbrëmje, në Gllasgou. Një humbje nuk duhet trajtuar si një tragjedi. Kemi patur mundësitë tona, por që nuk i shfrytëzuam, ashtu sikurse edhe defektet, që jam i bindur se trajneri i ka tashmë pikë referimi.

Jemi në gjysmë të rrugës, me pikë të barabarta me rivalin. Na pret në tetor një transfertë e vështirë në Izrael. Të gjithë ne duhet t’i japim kohën e mjaftueshme trajnerit për të bërë ndryshimet dhe reflektimet e duhura në skuadër.

Koha e llogoreve nuk vlen për askënd. Kritikat janë normale për një skuadër, kur ajo humbet. Por, kur këto bëhen për interesa josportive, nuk i shërbejnë askujt.
Unë mirëkuptoj çdo shqetësim të tifozëve tanë, apo çdo artikulim mediatik, por njëherësh i ftoj që këtë situatë jo të mirë ta shndërrojnë duke shpenzuar energji pozitive për kombëtaren tonë!”

Article Logic
Execution time: 0.0038411617279053