INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Premtimi i çmendur i tifozit për Ibrën: Mund të **** gruan time po rinovove! [FOTO]

Premtimi i çmendur i tifozit për Ibrën: Mund të **** gruan time po rinovove! [FOTO]

Publikuar më: 13:09 25-05-2017

Futbolli është një sport i adhuruar me tifoza që për ekipet e tyre shkojnë përtej imagjinatës, dhe kjo është ajo që ka bërë një tifoz i Manchester United.

Pikërisht ashtu! Çfarë nuk do të bënte dikush thjesht për ta parë superyllin suedez në qendër të sulmit të ekipit të tij. Mbrëmë gjatë finales së Europa League, të fituar nga Manchester United 2-0 kundër Ajax, në radhën e tifozëve të stadimut Friend Arena të Stokholmit është shfaqur një pankartë shumë e veçantë kushtuar Zlatan Ibrahimovicit. “Zlatan, qëndro me ne dhe mundesh të **** gruan time!” ishin fjalët e shkruar në pankartën e paprecedent. Ibra u afrua te pankarta për t’u përjetësuar nga fotografët në krah të saj. Natyrisht që ishte shkrirë së qeshuri, edhe pse mbrëmë nuk mund të luante as edhe një minut të vetëm për shkak të dëmtimit. 

ibrawife.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034959316253662