INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Cmendet” Ibra: 100 mln në sezon për të luajtur në Kinë

“Cmendet” Ibra: 100 mln në sezon për të luajtur në Kinë

Publikuar më: 15:06 25-04-2016

Zlatan Ibrahimovic mbetet synimi kryesor i skuadrave kineze. Sulmuesi suedez, kontrata e të cilit me Paris Saint-Germain skadon në Qershor, ua ka bërë të qartë kushtet e tij skuadrave që interesohen për të. Në moshën 35-vjeçare, sulmuesi suedez kërkon një sfidë të re, atë me të cilën do të mbyllë edhe karrierën e tij.

Destinacioni i tij tashmë është kthyer në një ekuacion me disa të panjohura, pasi në drejtim të Ibrahimovic kanë shfaqur interesin klube nga shumë shtete, ku së fundmi dolën në skenë edhe ato kineze.

Por sulmuesi e ka përjashtuar një transferim në vendin nga Lindja e Largët dhe refuzimin e ka bërë nëpërmjet një kërkese të çmendur. Sipas medias franceze, Ibrahimovic ka shfaqur pretendimin për një pagë prej 100 milionë eurosh në vit.

Ai që dëshiron shërbimin e tij duhet të plotësojë këtë kapriço financiare të suedezit, në të kundërt ai do të shohë në drejtime të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0038430690765381