INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frikë për tolerime, Vllaznia dhe Tirana u heqin lojtarëve telefonat

Frikë për tolerime, Vllaznia dhe Tirana u heqin lojtarëve telefonat

Publikuar më: 13:15 25-05-2017

Tensioni, frika dhe paragjykimet janë në nivele të larta para Vllaznia-Tirana. Për të evituar situatat e pakëndshme, pse jo edhe për të shmangur përfshirjen e lojtarëve nga zërat për tolerim, klubet kanë vendosur rregulla të forta, për të mos thënë ekstreme, shkruan panorama sport.

Shkodranët janë grumbulluar prej të martës në Ulqin dhe prej dy ditëve telefonat u janë mbledhur prej klubit. Asnjë nga lojtarët nuk ka mundësi komunikimi me askënd, ndërsa i vetmi që ka e këtë të drejtë është Armando Cungu.

Edhe nga kampi tjetër, ai bardheblu, situata është e njëjtë. Lojtarëve u është dhënë këshillë e prerë që të mos flasin me askënd dhe të evitojnë në këtë formë edhe paragjykimet.

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885