INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Prekëse: I moshuari shpërthen në lot nga surpriza në rrugë

Publikuar më: 19:10 04-03-2016

Ky është momenti prekës kur një grup fëmijësh të një shkolle e bëjnë një të moshuar të lotojë pasi e surprizuan me një këngë.

Videoja e adhurueshme tregon fëmijët që i dalin përpara të moshuarit të panjohur dhe e pyesin për emrin.

Ai thotë se quhet Erling.

Më pas fëmijët nisin të këndojnë një këngë tradicionale suedeze.

Video ishte pjesë e një eksperimenti social në Suedi, që synonte t‘i bënte njerëzit të buzëqeshin.

Por në këtë rast, eksperimenti jo vetëm ishte i suksesshëm, por i moshuari edhe nisi të qajë.

Article Logic
Execution time: 0.00331711769104