Prej kohësh çifti i njohur i showbizit Klea Huta dhe Elgit Doda përfliteshin për një krizë në marrëdhënien e tyre, pasi dyshja kishte hequr fotografitë e përbashkëta nga rrjetet sociale dhe kishte zgjedhur të mos reagonte ndaj lajmeve rreth martesës së tyre.
Megjithatë, duket se të gjitha këto zëra janë shuar. Klea Huta ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një fotografi në Instagram, e cila flet më shumë se çdo deklaratë. Në foton e realizuar në Romë të Italisë, çifti shfaqet së bashku dhe duket më i lumtur se kurrë.
“Gëzuar ditëlindjen, shpirti im! Të duam shumë, Elgit”, ka shkruar prezantuesja krahas fotos, duke konfirmuar se dashuria mes saj dhe Elgit Dodës është më e fortë se kurrë dhe se marrëdhënia e tyre vazhdon pa probleme.









10 Dec 2025 





