Filloreta Raçi ka reaguar ashpër ndaj komenteve negative në rrjete sociale. Fifi u shpreh në një podcast se komente negative dhe mallkime thuhen edhe për djalin e saj.
“Prej ditës kur ka dalë kënga e festivalit, mua më kanë ardhur komente duke më mallkuar djalin,” është shprehur ajo.
Artistja thekson se brenda vetëm një jave ka marrë rreth 300 komente, nga të cilat rreth 200 kanë qenë mallkime të drejtpërdrejta për djalin e saj.
“Para dy javësh nuk kam marrë asnjë koment për djalin. Brenda një jave, më erdhën 300 komente, 200 prej tyre mallkime për fëmijën.
Mua le të më mallkojnë, por djalin mos ma prekin. Ai nuk ka asnjë lidhje me këtë.”-tregon Fifi, duke ngritur dyshime se bëhet fjalë për një sulm të organizuar.








10 Dec 2025 





