INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konkurrenti i tha ‘po të kishe qenë e fortë do e kishe fituar Big Brother’, ja si i kthehet Olta Gixhari: Ti e ëndërron…

Konkurrenti i tha ‘po të kishe qenë e fortë do e kishe fituar Big Brother’, ja si i kthehet Olta Gixhari: Ti e ëndërron…

Publikuar më: 13:30 16-12-2025

Spektakli i mbrëmshëm është shoqëruar me momente tensioni mes Labinot Rexhës dhe Olta Gixharit, përplasje që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku. Debati ndodhi gjatë transmetimit live, ku Rexha nuk i kurseu kritikat ndaj aktores, duke e ironizuar dhe i vënë në dyshim forcën e saj si lojtare në formatin “Big Brother”.

Ai u shpreh se nuk kishte interes të dëgjonte lojën e Oltës, pasi sipas tij, nëse do të kishte qenë vërtet një konkurrente e fortë, do të kishte fituar BBVA.

“Nuk kam nevojë as lojën tënde ta dëgjoj, sepse po të kishe qenë ti e fortë, do e kishe fituar atje vendin e parë”, u shpreh Rexha gjatë debatit.

Nga ana tjetër, Olta reagoi menjëherë, duke mos e lënë pa përgjigje deklaratën e tij.

“Aha, çka kam fituar unë, ti e ëndërron atë që kam fituar unë”, ishte përgjigjja e prerë e Oltës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034210681915283