Etrit Berisha ka dhënë një intervistë për “La Gazetta dello Sport” ku ka folur për gjithçka rreth karierrës dhe jetës së tij. Berisha rrëfeu historinë futbollistike nga skuadra e Kalmar, tek transferimi më i madh në karierrën e tij, në skuadrën e Lazios dhe tani që luan për skuadrën e Atalantës.
Ai gjithashtu tha se Tare ishte deciziv për transferimin tek Lazio dhe e falënderonte atë për rrjedhën që i dha karierrës së tij. Portieri kosovar tregoi edhe një peng mjaft të madh në ndeshjen kundër Dortmund në Europa League, ku gabimi i tij i kushtoi ekipit eliminimin nga kompeticioni.
Në të ardhmen portieri kishte vetëm një ëndërr: Që të rikthehet në vendlindje, Kosovë, dhe aty të hapë një shkollë futbolli për fëmijët.








19 Feb 2026 





