INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjithmonë e më larg Atalantës, ja ku pritet të transferohet mbrojtësi Berat Gjimshiti

Gjithmonë e më larg Atalantës, ja ku pritet të transferohet mbrojtësi Berat Gjimshiti

Publikuar më: 15:27 12-01-2019

Berat Gjimshiti duket gjithmonë e më larg ekipit të Atalantës. Për mbrojtësin shqiptar interesohet ekipi i Besiktas. Pak ditë më parë u konfirmua se klubi turk kishte patur një takim me Milos Malenovic, agjentin e 25-vjeçarit shqiptar dhe kanë biseduar për mundësitë e transferimit të tij në Turqi.

Detaje të reja ka dhënë edhe “Bein Sport”në Turqi, i cili thotë se mbrojtësi do të huazohet për gjysmën e dytë të sezonit dhe do të vendosë në qershor për të ardhmen e tij, periudhë në të cilën i skadon edhe kontrata me Atalantën.

 

Article Logic
Execution time: 0.003662109375