Gabriel Brazao është emri më i ri që zikaltërit po mendojnë për portën e Inter. Ai pretendohet të jetë edhe zëvënduesi i Handanoviç.
Aktualisht lojtari i ekipit të Kruizeiros në kampionatin vendas, portieri brazilian është një ndër talentet më premtues të momentit. Për të interesohen Mançester Junajtid, Roma dhe Arsenal, por në Itali e kanë të sigurt se është Interi ai i cili do të sigurojë shërbimet e tij.
Klubi nga Milano do të përdori të njëjtën skemë si me Hulio Sezar. Ai do të blihet dhe do të lihet në huazim te Kievo, pasi nuk ka një pasaportë evropiane dhe do të përshtatet më mirë në Itali nëse luan në Seria A.








19 Feb 2026 





