INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Populizmi drejt Europës, një “tërmet politik” pritet në maj

Populizmi drejt Europës, një “tërmet politik” pritet në maj

Publikuar më: 12:14 08-10-2018

Gjatë vitit 2019 pritet të zhvillohen zgjedhjet në Parlamentin Europian, një barometër për arenën politike evropiane, ndërsa forca të ndryshme anti-establishment dhe euroskeptike po fitojnë popullaritet në të gjithë bllokun.

Por Bashkimi Europian mund të shkundet nga një “ tërmet politik” , ka qënë ky paralajmërimi që ka dhënë zëvendëskryeministri i Italisë, Luigi Di Maio, i cili është edhe lideri i forcës populiste “5 Yje” që qeveris vendin në koalicion me “Lidhjen e Veriut” të Matteo Salvinit.

Di Maio tha se ai beson se ajo që ndodhi në Itali pas zgjedhjeve të përgjithshme më 4 mars, kur votimi popullor solli një koalicion të pamundur të dy partive kundër forcave tradicionale në pushtet, do të ndodhë në të gjithë Evropën.

Me zgjedhjet që janë planifikuar për në maj të vitit të ardhshëm “do të ketë një tërmet politik në nivel evropian”, tha Di Maio, duke theksuar se “të gjitha rregullat do të ndryshojnë”.

 

Article Logic
Execution time: 0.010257005691528