INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia vendos të japë para për kapjen e Klement Balilin. Ja shuma...

Policia vendos të japë para për kapjen e Klement Balilin. Ja shuma...

Publikuar më: 14:19 01-02-2017

Tashmë për policinë çdo informator është i vlefshëm mjaft, që Klement Balili të arrestohet. Për këtë arsye ka vendosur që të ofrojë 5 milion lekë për çdo informacion për kapjen e tij. Balili po kërkohet prej disa muaj si i dyshuar për trafik ndërkombëtar droge.

Duke garantuar anonimatin, policia ka vënë në dispozicion këtë numër telefoni 0694109188 dhe i ka bashkangjitur dhe një mesazh: “Bashkë me qytetarët, ndërtojmë një vend më të qetë dhe një Shqipëri më të sigurt”.

Madje ditën e premte për çështjen Balili pritet të mbahet dhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë drejtuar nga Presidenti Nishani pas kërkesës së Kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0021979808807373